24,04,2024

Nesër protestohet kundër hidrocentraleve në lumin e Valbonës

Must Read
Lumi i Valbonës

Protesta do të mbahet në orën 12:00 dhe ka për qëllim që të ndalohen ndërtimet e hidrocentraleve përgjatë këtij lumi me argumentin e ndërtimi i HETC-ve do të “vrasë industrinë strategjike të zhvillimit të turizmit” në këtë zonë.

“Kjo industri e cila prej vitesh është përballur me indiferencën e vetë pushteteve, duke i mangësuar asaj infrastrukturën për një zhvillim sa më të qëndrueshëm tanimë po përballet me ekzekutimin e saj. Qeveria e mëparshme i miratoi,ndërsa kjo tjetra po i zbaton verbërisht!!!”, thuhet në një njoftim për media të lëshuar nga udhëheqësit e iniciativës.

Në komunikatë thuhet se me një gjatësi të shtratit 65 km, lumi i Valbonës përbën zemrën e zhvillimit të turizmit në këtë zonë dhe veçanërisht 20 km e parë, ku po planifikohet të ndërtohen hidrocentralet.

“Lugina e Valbonës ka statusin e Parkut Kombëtar prej 1996 dhe prite t të shndërrohet në asetin më të rëndësishëm turistik në vend, si pjesë e një parku gjigant që do të bashkojë kurorën e Alpeve me Kosovën e Malin e Zi. Por përgjatë

lumit që i jep emrin Parkut, do të ndërtohen 10 hidrocentrale. Një prej tyre, më i madhi është Hidrocentrali i Dragobisë. Kompania ndërtuese pretendon se ka marrë miratimin e banorëve të zonës duke treguar një listë. Por banorët thonë se lista është e manipuluar, madje në të ka emra të personave që kanë vdekur prej kohësh”shkruhet në komunikatë.

The post Nesër protestohet kundër hidrocentraleve në lumin e Valbonës appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img