01,05,2024

Nesër pritet shkarkimi i Shukri Xhelilit që kërkonte favore seksuale

Must Read
Shukri Xhelili

Burime nga qeveria bëjnë me dije për Shqiptarja.com se kryetari i bashkisë së Peshkopisë do të shkarkohet nesër më vendim të Këshillit të Ministrave, ndërkohë pritet edhe shoqërimi i tij në komisariatin e Dibrës.

Kryebashkiaku socialist u denoncua nga një 20 vjeçare, pasi i kishte kërkuar asaj favore seksuale në këmbim të një vendi pune, në një galeri arti.

Videoskandali ka tërhequr menjëherë vëmendjen e deputetëve në Kuvend, të cilët janë filmuar duke parë videon, e publikuar në emisionin “të paekspozuarit”, të Ylli Rakipit.

Madje mungesa e despotëve në sallë, pasi kishin dal jashtë Kuvendit për të parë videon është bërë shkak i shtyrjes së votimit të projektligjeve që ishin në rend të ditës në seancën parlamentare.

The post Nesër pritet shkarkimi i Shukri Xhelilit që kërkonte favore seksuale appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img