18,04,2024

‘Nënat e Srebrenicës’: Asnjë serb nuk është i mirëseardhur derisa nuk e pranojnë gjenocidin

Must Read
Hatixha Mehmedoviq

Hatixha Mehmedoviq, kryetare  e shoqatës “Nënat e Srebrenicës” ka kundërshtuar kryetarin e komunës së Srebrenicës, Millosh Milovanoviq i cili ka thënë në Srebrenicë ka pasur krime dhe viktima, por nuk ka pasur gjenocid.

“Sado që flisni për krime, krimet kanë ndodhur. Por, gjenocidi ka ndodhur para syve të të gjithëve dhe kjo fjalë nuk mund të hiqet nga fjalori, sikur dikush mund të pretendojë. Kjo është e dëshmuar”, ka thënë Mehmedoviq për mediat boshnjake, transmeton lajmi.net.

Sipas saj, janë familjet e viktimave që kanë dëshmuar dhe faktuar se në Srebrenicë ka pasur gjenocid. “Këtë e kanë vërtetuar edhe gjykata dhe gjykata për krime lufte se në Srebrenicë është kryer gjenocid. Unë do të dëshiroja që tash ta kisha një fëmijë timin, sesa e tëra bota të bëhej e imja. Në vend të kësaj, unë jetoj krejtësisht e vetme, jetoj nga kujtimet. Në fakt, unë nuk jetoj”, ka thënë Mehmedoviq.

Sot në Potoçar është shënuar 21 vjetori i masakrës ndaj boshnjakëve, derisa Mehmedoviq ka thënë se asnjë politikan nga Serbia nuk është i mirëseardhur.

“Unë nuk jam politikane, as analiste. Unë mund të flas vetëm si viktimë. Sa i përket kësaj, xhenazja është vend ku mund të vijnë të gjithë njerëzit e mirë që ndajnë dhimbjen me familjet, por edhe ata që e pranojnë fajin e tyre që në Bosnjë kanë kryer krime, agresion dhe gjenocid. Mirëpo, ata që e mohojnë gjenocidin, që dëshirojnë ta fshehin, ata nuk kanë vend këtu”, ka thënë ajo, transmeton lajmi.net.

Sipas saj, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq nuk po i ndihmon Srebrenicës, por ai po ia kthen boxhin.  /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img