01,05,2024

NATO – Maqedonisë: Sapo të gjendet zgjidhje për emrin, ju ftojmë

Must Read
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Në komunikatën përfundimtare të vendeve anëtare të NATO-s në samitin e Varshavë përsëritet ftesa që Maqedonia të bëhet anëtare e aleancës sapo të gjendet zgjidhja me Greqinë për mosmarrëveshjet për emrin.

NATO-ja bën thirrje gjithashtu edhe për reforma në fushën e gjyqësorit dhe të medias si edhe respektimin e Marrëveshjes së Përzhinos.

“Përsërisim vendimin tonë nga samiti i Bukureshtit në vitin 2008, i cili është përsëritur edhe në samitet e mëvonshme të NATO-s, se ne dërgojmë ftesë për Maqedonisë për anëtarësim në NATO sapo ajo të gjejë një zgjidhje të pranueshme për emrin. Prandaj, ne nxisim fuqimisht përpjekjet e intensifikuara për të gjetur një zgjidhje për emrin. Nxisim përpjekjet e mëtejshme për të zhvilluar marrëdhënie të mira”, thuhet në konstatimin numër 114 të komunikatës përfundimtare të samitit.

Në pikën 110 theksohet se NATO-ja mbetet e angazhuar për politikën e dyerve të hapura dhe se do të vazhdojë me zgjerimin e aleancës.

“Nxisim vendet partnere që dëshirojnë të anëtarësohen në aleancë, Gjeorgjinë, Maqedoninë dhe Bosnje- Hercegovinën që të vazhdojnë t’i zbatojnë reformat dhe vendimet e nevojshme në përgatitjet për anëtarësim. Ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë atyre mbështetje në përpjekjet e tyre dhe presim që ato të marrin hapat e nevojshëm për avancim në aspiratat e tyre”, theksohet në  këto konkluzione.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Bëri debutimin në Superligë me fanellën e Prishtinës, Donart Llabjani: Përgjegjësi e madhe të luash për klubin më të trofeshëm kosovar

Skuadra e Prishtinës u mposht në javën e 31-të në Superligën e Kosovës, por për talentin Donart Llabjani ishte...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img