Uncategorized

Nëna e Franc Konomit: Dyshimet për vrasjen e 6 vjetëve më parë, më thanë ‘janë ata të Spanjës’


Publikuar më:


E ëma e tij, Kristina Konomi, rrëfen takimin e fundit, por edhe kërkon nga policia zbardhjen e vrasjes së djalit të saj.

“Kohët e fundit nuk kam pyetur më, sepse më janë shuar shpresat, edhe pse thonë se shpresa vdes e fundit. Por, para disa vitesh, djali im së bashku me dy shokë të tij ka shkuar te një biznesmen që ka një ndërtesë te “Rruga e Kavajës” për t’i kërkuar disa para që ia kishte për të dhënë Francit. Kur djali i ka kërkuar paratë, ai kishte filluar ta ofendonte, duke i thënë se nuk do t’ia jepte asnjëherë. Në ato momente, në lokalin e biznesmenit mësova se ka qenë edhe një polic i komisariatit numër 3 dhe e ka dëgjuar të gjithë bisedën. Por, nuk e di arsyen përse djalin tim dhe dy shokët e tij i ka marrë dhe i ka çuar në komisariatin numër 2 dhe kanë qëndruar aty për 24 orë. Të nesërmen në mëngjes kam shkuar kam takuar një drejtor policie që të nxirrja djalin nga komisariati, pasi ai nuk kishte bërë asnjë faj. Kur djali ka dalë prej andej, më ka treguar se një polic i kishte qëlluar me shkelm në bark. As sot nuk e di përse ma morën djalin në komisariat. Më pas i kam thënë që jam nëna e Franc Konomit. Kur i jam prezantuar, më tha se do të interesohej. “E kam njohur nga afër – më tha – ai duhej të jetonte”. Ai më dha një shpresë”, ka thënë ajo.

Teksa flet për dy fëmijët që kishte Franci, një vajzë e ka me një shqiptare, ndërsa tjetrën me një gjermane, e ëma tregon edhe ato çfarë I kanë thënë policët, në momentin kur I kanë dorëzuar sendet personale. “Personi që më dha sendet e tij personale, si çelësat e shtëpisë dhe portofolin me pak lekë që kishte pasur, sepse makinën ma kanë dhënë nja një javë më vonë, privatisht më tha (jo në zyrë): “Ata që kanë qëlluar në mes të kamerave në Spanjë, nuk e kishin për gjë që të qëllonin edhe këtu”, ka thënë ajo për “Gazeta Shqiptare”.

The post Nëna e Franc Konomit: Dyshimet për vrasjen e 6 vjetëve më parë, më thanë ‘janë ata të Spanjës’ appeared first on Lajminet.

Comments
To Top