06,07,2025

Ky është kampioni i ri i botës në IBF (VIDEO)

Must Read

joshua-650x358

Anthony Joshua është kampion i ri i botës në versionin IBF.

Boksieri britanik, Anthony Joshua ka fituar me (KO) në raundin e dytë ndaj Charles Martin, për ta fituar titullin e kampionit të botës në versionin IBF në peshat e rënda.

Përballë 25 mijë shikuesve, që ishin të pranishëm përfshirë edhe sportistë e aktorë të njohur si Jose Mourinho, Joshua bëri një paraqitje të shkëlqyer, duke korrur suksesin e 16-të në po kaq duele të zhvilluara si profesionist, të gjitha fitoret me “KO”.

Ndërsa për Martin, kjo është humbja e parë në karrierë, pas 23 fitores dhe një barazim.

Joshua bëhet Britanezi i dytë që fiton çmimin e kampionit pas Furyt.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=U-DAo5fT3XY?feature=oembed]

– See more at: http://lajmi.net/ky-eshte-kampioni-ri-botes-ne-ibf-video/#sthash.8ko7FG8R.dpuf

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img