Tragjike në Ferizaj: Një 29-vjeçar gjendet pa shenja jete në fshatin Rakaj

Share

Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kur në fshatin Rakaj të Ferizajt është gjetur pa shenja jete një 29-vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendngjarje.

“Në vendngjarje ka dalë edhe ekipi emergjent mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 29-vjeçar. Lidhur me rastin janë njoftuar hetuesit, krimteknikët rajonal dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML)”, tha ai.

 

 

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme: