Pak javë pasi u shkarkua nga posti i trajnerit të Ferizajt, Nevil Dede është zyrtarizuar trajner i Egnatias, kampiones në fuqi të Shqipërisë.
Marrëveshja është nënshkruar të hënën nga Dede dhe klubi nga Rrogozhina.
““Një kapitull i ri fillon sot. Me firmosjen e kontratës dhe prezantimin zyrtar të trajnerit të ri, Nevil Dede, ekipi ynë nis një rrugëtim të ri me ambicie, pasion dhe objektiva të qarta. Mirë se erdhe dhe suksese në këtë sfidë të re”, ka shkruar Egnatia.
Ferizaj e shkarkoi më 19 prill trajnerin tiranas. Skuadra ferizajase tani është në pozitën e parafundit në Superligë dhe rrezikon shumë që të bie në Ligën e Parë.
Egnatia është e treta në Superligën e Shqipërisë.

