26,04,2024

Në Holandë nuk ka azil për shqiptarët

Must Read
Azilkërkuesit, Ilustrim

“Shqiptaret bllokojnë sistemin e azilit për azilkërkuesit në nevojë nga vendet e luftës, siç janë sirianët dhe irakianët”,  thuhet në arsyetimin e autoriteteve holandeze, përcjell albinfo.ch.

Sipas autoriteteve, kthimi i azilkërkuesve shqiptarë, është një mesazh që në Holandë nuk ka azil.

Mediat në Tiranë bëjnë të ditur se nesër për herë të parë në historinë e Holandës një avion charter do të niset për të kthyer azilkërkuesit e refuzuar.

Bëhet fjalë për një avion me azilkërkues shqiptarë, të cilëve u është refuzuar azili në këtë vend. Muajt e fundit shqiptarët janë kthyer në grupimin me të madh që kërkon azil në këtë shtet, duke sjellë irritime të shumta tek një pjesë ligjvënësish dhe politikanësh holandeze.

Avioni i parë charter do të niset ditën e premte në orën 11:00 nga Holanda, dhe pritet që të ulet në Rinas në orën 14:00. Aty azilkërkuesit do të dorëzohen tek autoritetet përkatëse.

Ministria e Brendshme e Shqipërisë nuk e din numrin e azilkërkuesve që do të kthehen nga Holanda.

Kjo pasi një numër i madh azilantësh udhëtuan në këtë vend për të përfituar pagesa sociale.

The post Në Holandë nuk ka azil për shqiptarët appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img