29,03,2024

Motër e vëlla në rrugën që la në mes oficeri i vrarë në Lazarat

Must Read

Ata janë regjistruar, kanë konkurruar dhe kanë fituar shkollën bazë të Policisë, duke vijuar tashmë kursin për Patrullën e Përgjithshme. Habibe Basha, 25 vjeçe, dhe Denis Basha, 21 vjeç, arritën të dalin fitues mes 5 mijë konkurrentëve, duke u renditur në mesin e 300 aplikuesve që aktualisht vijojnë studimet në Shkollën e Policisë. Motër e vëlla, duke mbajtur edhe premtimin që i dhanë të vëllait pas vdekjes, arritën të dalin fitues në të gjitha fazat e konkursit. Lajmin e bëjnë të ditur kolegët e dëshmorit të Policisë, Ibrahim Basha, të cilët kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me familjen e tij.

Burime nga reparti RENEA thanë se njëra nga motrat e Ibrahimit e kishte shprehur edhe më parë dëshirën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Ajo kishte qenë shumë e lidhur me vëllanë e saj të madh dhe kërkonte me çmos që të ndiqte rrugën që ai u detyrua ta linte në mes. Ndërsa vëllai i tij, Denisi, ndonëse në një moshë shumë të re, ka vendosur në momentet e fundit, pasi familjarët duket se nuk kanë qenë dakord me vendimin e tij. Megjithatë, të dy u shpallën fitues dhe prej disa javësh vazhdojnë të ndjekin kursin teorik për Patrullën e Përgjithshme, në Shkollën Bazë të Policisë.

FAMILJA BASHA

Familja e Ibrahim Bashës jeton prej vitesh në fshatin Bulçesh, në rrethinat e Kamzës, në Tiranë. Shtëpia dykatëshe, ku familja Basha banon prej vitit 1997, ka qenë më parë ndërtesë shtetërore. Pas kthimit të Bovillës në liqen dhe ujësjellës, familja Basha ishte shpërngulur prej andej për të banuar në Bulçesh. Repartin e Zall-Herrit, pjesë e të cilit kishte qenë për vite me radhë, Ibrahim Basha e kishte afër banesës. Ibrahimi ishte angazhuar fillimisht në vitin 2004 në forcat e Ushtrisë, më pas me misionet në Afganistan, ku kishte qenë katër herë. Tetorin e vitit 2014, pas kurseve përkatëse dhe trajnimeve për sa i përket Policisë së Shtetit, ai kishte kaluar në Repartin e forcave speciale RENEA.

Ibrahimi ishte vëllai i 9 motrave, 7 prej të cilave të martuara dhe i një vëllai, i cili ishte edhe më i vogli i familjes, vetëm 20 vjeç, kur ai ra dëshmor në Lazarat. Me të vëllain Ibrahimi kishte bërë edhe telefonatën e fundit para se të nisej në një aksion të fshehtë në Lazarat, në orët e vona të natës duke gdhirë data 24 qershor, e vitit që shkoi, kur edhe mbeti i vrarë në krye të detyrës. (Panorama)

The post Motër e vëlla në rrugën që la në mes oficeri i vrarë në Lazarat appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img