19,04,2024

Ministri britanik sërish godet Shqipërinë

Must Read

‘Mendoni se BE-ja lë për të dëshiruar? Prisni sa të anëtarësohet Shqipëria.’

Është ky titulli me të cilin zyrtari i qeverisë së Britanisë së Madhe nis një artikull për prestigjozen britanike ‘Daily Mail’.

Gove e vë theksin fillimisht tek paratë që shpenzon vendi i tij si detyrime ndaj Bashkimit Europian. Ai shkruan se Britania jo vetëm që po e mbështet anëtarësimin e Shqipërisë dhe të disa vendeve të tjera në Bashkimin Evropian, siç janë Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia, por Londra zyrtare edhe po paguan për këtë gjë.

“Çdo javë ne i dërgojmë 350 milionë paund BE-së. Këto para janë fituar me mjaft mund nga ju, por ato shpërndahen tek këto pesë vende që kërkojnë të antarësohen”, shkruan ai. Më tej, sekretari për drejtësinë, thotë se me antarësimin e këtyre shteteve në union, qytetarët ballkanas dhe turq do të kenë mundësi që të lëvizin lirisht në të gjitha shtetet e kontinentit të vjetër.

Sipas tij, 88 milionë persona nga vendet më të varfra të Evropës do të jenë të aftë që të jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe dhe si rrjedhorë të përfitojnë nga shërbimet publike dhe të mirat e tjera. Gove citon gjithashtu edhe deklaratat e sekretares së brendshme të Britanisë e cila disa ditë më parë tha se Shqipëria është një vend që ka probleme të theksuara me krimin e organizuar, korrupsionin dhe ndonjëherë terrorizmin.

Ai shton se 1 në 20 të burgosur në burgjet britanike është shqiptar.

“Mbajtja e të burgosurve na kushton 18 milionë paundë në një vit dhe këto shifra vijnë kur qytetarët shqiptarë nuk kanë as të drejtë që të udhëtojnë lirisht drejt Mbretërisë së bashkuar”, thotë Gove. Më tej ai ngre shqetësimin se shqiptarët drejtojnë disa prej bandave më të frikshme kriminale në Britaninë e Madhe si dhe përdorin pasaporta false për të hyrë në shtetin ishullor./kp

The post Ministri britanik sërish godet Shqipërinë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img