Uncategorized

Meta pas takimit: Bashën e sigurova për proces legjitim në Kuvend


Publikuar më:


Ilir Meta

Meta theksoi se e siguroi Bashën “për përkushtimin maksimal për të garantuar një proces parlamentar legjitim në miratimin e paketës për reformën në drejtësi”.

“I shpreha z. Basha kënaqësinë dhe vlerësimin tim për angazhimin e  opozitës në procesin e hartimit të ndryshimeve kushtetuese dhe mbështetjen për reformën në drejtësi. Kam kërkuar nga Z. Basha përcaktimin e  kalendarit dhe miratimin e paktës për reformën në drejtësi. Z. Basha më shprehu angazhimin e opozitës për miratimin sa më parë të reformës dhe më njohu me pikën që ndan palët, atë të formulës së zgjedhjes së institucioneve të reja, që duhet të bëhet në përputhje me komisionin e Venecias. Në cilësinë e kreut të kuvendit, mbetem i hapur që të miratojmë sa më parë reformën”, tha Meta në fjalën e mbajtur.

I pyetur nëse i  është kërkuar nga Basha ndonjë kusht sa i takon reformës zgjedhore, apo të ashtuquajturin proces dekusarizimi, Meta përgjigjet: “Natyrisht nuk mund të mos them që s’janë ngritur nga Basha probleme të tjera që kanë të bëjnë me dekriminalizimin dhe ligjin elektronik. Unë ja kam bërë të qartë se ka të gjithë mbështetjen opozita për të kontribuar për zbatimin e plotë për ligjin e dekriminalizimit që kemi votuar në Kuvend. Po për reformën në drejtësi, sipas z. Basha ka vetëm një çështje që jam shprehur në komunikatën zyrtare”.

I pyetur nëse është rakorduar me kryeministrin Rama lidhur me këtë takim, kreu i vendit deklaroi se: “Ia kam bërë të qartë z.Rama iniciativën për të takuar z. Basha. Pas krijimit të keqkuptimin në kalendarin e Kuvendit, për gjoja futjen fshehurazi për ndryshimet kushtetuese për votimin e reformën në drejtësi, që do të ishte një veprim i marrë. Ideja ime kryesore ka qenë për t’u takuar me z. Basha, me përfaqësues të mazhorancës, si dhe përfaqësues të tjerë të reformës për të rakorduar kalendarin. Z. Basha ka preferuar që takimi të ishte me mua si kryetar Kuvendi.

Natyrisht, unë jam treguar fleksibël, edhe për vendin, edhe për kohën. Sigurisht do kem mundësi të takohem me z. Rama, me përfaqësues të tjerë të kësaj reforme. Qëllimi im s’ka qenë të futem në përmbajtjen e reformës, por që ky të jetë një takim i hapur, transparent. Ftoj aktorët të demonstrojnë në orët që kanë mbetur përgjegjshmëri, koherencë. Për mua ka rëndësi që ky proces të realizohet me sukses të plotë dhe kjo është detyrë e të gjithë aktorëve”, ka deklaruar Meta.

The post Meta pas takimit: Bashën e sigurova për proces legjitim në Kuvend appeared first on Lajminet.

Comments
To Top