19,04,2024

Mentori i përgjigjet Fifit: mëso të shkruash më mirë

Must Read

Mentor Haziri ka sqaruar përmes një postimi në Instagram, deklaratën e tij për Fifin dhe Mc Kreshën, në emisionin “Mirage”.

I pyetur për vlerësimin e dy artistëve, Fifi dhe MC Kresha me 4 pikë, Mentori tha se kënga ishte e mirë, por këngëtarja Fifi nuk e solli në formën e saj më të mirë pas stonoi:

“Thjesht ka qenë performanca më e dobët e festivalit, stonatura ka qenë e jashtëzakonshme. Mendoj që ka qenë një ndër performancat më të dobëta. Nuk ishte kënga e keqe vetëm se performanca nuk ka qenë për t’u lëvduar. Diçka ndodhi me Fifin dhe Kreshën me mikrofonin dhe dëgjuesin. Fifi nuk ka qenë në më të mirën e mundshme për shkak të stonaturës”, u shpreh ai.

Por kjo deklaratë nuk u prit mirë nga Fifi, e cila i kujtoi Mentorit kohën kur ishte i mirë artistikisht dhe këndonte këngët e Flori Mumajesit.

“E para, më vjen keq shumë që po të dhemb suksesi i këngës ‘Psikopatja Jote’. Më vjen keq që nuk je në formën artistike siç ke qenë në kohën kur ke punuar me producentë të mirëfilltë, në këtë rast me Florin që të ka prodhuar këngë. Është pak ulje që ti sot del dhe thua janë marrë vesh artistët me njëri-tjetrin për punë pikësh kur edhe ti besoj se je ndër ata që ke bashkëpunuar. Më vjen keq që një artist merret akoma me diçka që ka kaluar dhe nuk merret me projekte po me llafe si gratë, mbi të gjitha je mashkull. Më vjen keq që ke marrë 3 vite pjesë në po të njëjtin festival të cilit nuk i janë ndërruar rregullat, ka kohë. Nuk mbahet mend që kur ‘Kënga Magjike’ është votuar me juri”,- u shpreh këngëtarja në lidhje me votimin mes kolegëve.Por në një postim në Instagram Mentori tha se pavarësisht se kënga ishte e mirë, performanca në atë natë nuk ishte e mirë.

Pas reagimit të Fifit, Mentori edhe njëherë përmes një postimi sqaron se vlerëson Kreshën si një ndër reperët më të mirë dhe më inteligjentë, por atë natë kishte probleme me kufje.

Kurse, për Fifin thotë “Kolegia e tij ishte jashtë notave totalisht në performancen e saj por kjo dhe mund të rregullohet me ushtrime të këndimit live, ne skenë të madhe siç është Kënga Magjike (edhe perderisa shquhet si tekstshkruese i preferoj që të mësohet të shkruajë më mirë)”.

 6 How To Learn A Language In 15 Minutes Per DayBabbelFound after 68 years in the jungle, but when they look inside…easyvoyagePlay this Game for 1 Minute and see why everyone is addictedDesert OrderWhy Can’t I Win (Sports Psychology Technique to discover your resistance to Winning) – Teal SwanTeal Swan: Why can’t I win?New Website Finds the Cheapest Flights from AlbaniaTrips ShopLease-To-Own (LTO) 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img