28,03,2024

Melosi sjell këngën e tij të parë, është djali i artistit të njohur

Must Read

Është vetëm 17 vjeç dhe tashmë sapo ka hyrë në tregun e muzikës. Ky është Melos Azemi ku këngën e sapo lansuar me tekst-video është shkruar nga vetë ai kur ishte një vit në Amerikë ndërsa produksioni dhe aranzhmani nga Florent Boshnjaku.

Por ai nuk është i vetmi artist i lindur në familje, pasi rrjedh nga një familje muzikantësh dhe është djali i artistit të njohur Fahrush Azemi. Melosi i bie shumë mirë dhe pianos ku ka qenë për 6 vite në shkollën e muzikës Prenk Jakova dhe që i vogël ishte aktiv si solist në organizimet e festave në shkollë.

Kënga e tij e parë që sapo është publikuar është baladë dhe mban titullin “Mos m’harro” dhe ka nisur të pëlqehet mjaft.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img