28,03,2024

Mediat gjermane: Maqedonia drejtë shpërbërjes, shqiptarët faktor kyç

Must Read
Protesta në Shkup, Arkiv

Në këtë vend ku, presidenti Gjorge Ivanov ka amnistuar 56 politikanë të gjykuar për vepra të ndryshme, ka nisur kaosi politikë, thuhet në raportime të mediave gjermane.

Sot (e enjte) do të jetë “Dita D”, pasi që në rrugë do të demonstrojnë edhe përkrahës të qeverisjes aktuale. Protestuesit do të kërkojnë zgjedhje më 5 qershor, pasi deri më atëherë nuk do të mund të pastrohen listat e votuesve, në të cilat flitet se janë 100 mijë emra të personave që nuk jetojnë më.

Përveç kësaj, partitë në pushtet kanë një dominim total në skenën mediale dhe, për këtë, kërkohen reforma në këtë fushë.

Kërkesa më e madhe e partive opozitare, në anën tjetër, është edhe shfuqizimi i amnistisë të cilën Ivanov e ka shtyrë drejtë realizimit, për të liruar elitën qeveritare, kundër të cilëve Prokuroria Speciale e shtetit është duke vazhduar hetimet për përgjim ilegal të 20.000 qytetarëve, keqpërdorim të pozitave dhe për përdorim të dhunës ndaj kundërshtarëve politik.

Ndërsa, protestuesit, sipas mediave gjermanofolse, nga ana e pushtetit quhen si huligan, vrasës të kombit, kriminel të dirigjuar nga jashtë për të futur Maqedoninë në një protektorat ndërkombëtar. Gjithashtu është folur se financimi i tyre po bëhet nga miliarderi Gjorgj Soros, shkruan gazeta gjermane “Der Spiegel”, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu në këto media, shkruhet për qëndrimin e publicist maqedonas, Sasho Ordanoski, i cili thotë: “Në jemi shtet në rënie. Praktikisht më nuk ka institucione legale, fati ynë tash më shumë varet nga bashkësia ndërkombëtare”.

Siç shkruan “Spiegel”, Evropa po i injoron shumë zhvillimet në Maqedoni, pasi që ky shtet ka arritur të ndal valën e refugjatëve në kufi me Greqinë.

Korrespondentja e të përditshmes vjeneze “Standard” në një raport ka thënë: “Demonstratat po vazhdojnë me ditë të tëra, jo vetëm në Shkup por edhe në Manastir, Strumnicë, Veles, Kumanovë dhe Shtip. Në ato protesta marrin pjesë edhe shqiptarët të cilët e përbëjnë çerekun e popullsisë, transmeton lajmi.net.

Në këtë tekst, thuhet se roli i partive shqiptare është në rritje. “Roli vendimtar kanë dy partitë më të madhe shqiptare në Maqedoni, BDI e Ali Ahemtit partnere në koalicion qeverisës me VMRO dhe PDSH e Menduh Thaçit. Pasi që, këto dy parti po ia kthejnë shpinën kryeministrit Gruevski dhe VMRO-s dhe, në këtë mënyrë, VMRO ka mbetur e vetme, gjë që edhe pas zgjedhjeve eventuale, kjo parti nuk do të mund të krijonte koalicion. Deri më tani, BDI dhe PDSH kanë bashkëpunuar me VMRO kur është bërë fjalë për zgjedhje. Veçanërisht BDI nuk ka ndonjë interes të veçantë për efikasitet të Prokuria Speciale, nga frika se do të mund të dalin në pah veprime jo ligjore të anëtarëve të tjerë të kësaj partie.

Ndërsa, sipas këtyre shkrimeve, shqiptarët në Maqedoni, çdo dit e më shumë janë kritik ndaj BDI-së dhe PDSH-së. Partia e re shqiptare Besa dhe organizime të tjera të reja, janë përfshirë në protesta. Mirëpo, në këtë vendimtare do të jetë edhe presioni i përfaqësueseve të SHBA-ve ndaj shqiptarëve. Pasi që shqiptarët në Maqedoni – sikur ata në Shqipëri e Kosovë – konsiderohen si aleatë të ngushtë të SHBA-ve. /lajmi.net

The post Mediat gjermane: Maqedonia drejtë shpërbërjes, shqiptarët faktor kyç appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img