29,03,2024

Marko Gjuriq në Drenicë

Must Read
Marko Gjuriq në veri

Sipas agjendës, të cilën e ka siguruar gazeta “Zeri’, drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq fillimisht do ta vizitojë fshatin Bajë të Skenderaj, ku është e instaluar komuna paralele e Skenderajt, Serbica.

Ai rreth orës 10:00 të mërkurën do ta vizitojë kishën e fshatit Shën Nikolla në Bajë, përbrenda të cilës do të takojë banorët e fshatrave Bajë e Syrgianë të Skenderajt dhe ata të Cerkolezit të Istogut. Derisa  Cerkoleza dhe Baja janë të banuara me shumicë serbe, në Suriganë janë rreth 25 shtëpi serbe, ndërsa edhe fshati është i ndarë në atë serbe dhe shqiptare. Në Syriganë është e vendosur shkolla e mesme për nxënësit e këtyre fshatrave, ndërsa në Bajë është funksionale shkolla fillore dhe institucioni parashkollor “Maja”.

Në Bajë, Gjuriq do ta vizatojë shtëpinë e Lubinka Kovaçeviqit, e cila është rinovuar me mjetet e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, si dhe institucionin parashkollor në Bajë, “Maja”, të cilën e ndjekin  26 fëmijë.

Në fund të vizitës komunës së Skenderajt, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, do ta vizitojë Manastirin e Deviqit në Llaushë, i cili ndodhet rreth 5 kilometër larg Skenderaj, thuhet mes tjerash në komunikatën e Zyrës për Kosovën.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img