20,04,2024

Marina Vjollca largohet nga “Top Channel”?

Must Read

Marrëdhëniet mes moderatorës sexy Marina Vjollca dhe drejtuesve të Top Channel janë zyrtarisht në kuotat me të ulta.

Biondja e “Procesit Sportiv”, sipas burimeve pranë këtij emisioni, mësohet se po numëron puntatat e fundit para se të divorcohet nga futbolli e ndoshta dhe nga “Topi”, shkruan InfoMedia.

Lufta e ftohtë me të shkuarën në “Top Channel” dhe reforma në programacion, pritet të mos prekë vetëm disa formate show por dhe disa personazhe me të cilët është identifikuar ky televizion prej disa vitesh.

Për të shkuar më tej, marrëdhënia e Marinës me pronarët e Top Channel nuk është cënuar nga emisioni sportiv. Marina u injorua në spektaklin e fundit “Top Music Awards”, ku nuk pati asnjë moment mundësinë për tu bërë protagoniste në dhënien e ndonjë çmimi apo ndoshta dhe diçka më tepër se kaq.

Gjithashtu i dashuri i saj Getoar Selimi, injoroi këtë format show dhe në portale është shkruar shumë së fundmi për një tensionim të situatës edhe për këto rrethana nxitëse që afrojnë divorcin e biondes sexy me Top Channel.

Mbetet për tu parë se si do të rrjedhin ngjarjet. E sigurt është se reforma në “Top” do të bëhet dhe e sigurt është se largimi i Marinës të paktën nga futbolli është një alternativë që është diskutuar

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img