Show Biz

Loredana tregon arsyet pse fshehu shtatzëninë


Publikuar më:


“Falënderoj bashkëshortin tim Mozzik, je më i miri në botë” Çifti i njohur i estradës muzikore shqiptare, Mozzik dhe Loredana sot janë bërë prindër për herë të parë. Dyshja u bënë prindër të një vajze, të cilën e quajtën Hana, shkruan rtv21.tv Lajmin e të bërit prindër së pari e konfirmoi reperi me anë të një imazhi të postuar në Instagram, ndërsa Loredana me po të njëjtën foto i uroi mirëseardhje vajzës. Përveç fjalëve të para që ndjehet mirë që foshnja është mirë ajo tregoi edhe arsyet se përse nuk e ka bërë të ditur për publikun. “Pra, miqtë e mi! Vajza ime Hana është këtu.. Më duhet ta pranoj se jam personi më i lumtur në botë. Nuk e di se cili është qëllimi juaj në jetë, por i imi është ka qenë gjithmonë të formoja një familje. Kam punuar shumë përgjatë gjithë vitit, ndërsa Hana fshihej në stomakun tim dhe nuk kisha dëshirë që ju të dinit se në fakt po përjetoja një ndjesi krejtësisht ndryshe sepse doja të fokusoheshit tek puna ime. Mendoj se gjithçka fillon me Hanën dhe do përfundoj gjithmonë me të, si gjëja më e rëndësishme që kam në jetë. Gjithmonë kam ëndërruar të kem familjen time dhe tani ëndrra m’u kthye në realitet. Faleminderit Zotit dhe të gjithë ju që më bëtë të ndihem mirë përgjatë shtatzënisë edhe përse unë nuk tregova asgjë. Pra, dua të theksoj se 2019 do të jetë viti im! 2018 ishte vetëm një shije. Falënderoj bashkëshortin tim Mozzik, je më i miri në botë. Hana lindi me 18 dhjetor 2018.”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotos. Rtv21.tv kishte konfirmuar lajmin për shtatzëninë e Loredanës në muajin korrik të këtij viti. “Bonnie & Clyde” ishte bashkëpunimi i parë i çiftit që ishte publikuar në muajin shtator të këtij viti dhe numëron mbi 32 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media 

To Top