27,04,2024

Lansohet “One Kiss”, bashkëpunimi i Calvin Harris me Dua Lipën

Must Read

Dua Lipa e ka publikuar këngën e re, të cilën e ka sjellë në bashkëpunim me DJ Calvin Harris.

Kënga e mban titullin “One Kiss” dhe është publikuar në YouTube me një xhirim interesant.
Hitbërësi i shumë këngëve të zhanrit ‘elektronic-dance’ e ka ftuar në projektin e tij një prej emrave më të kërkuar aktualisht në botën e muzikës pop – Dua Lipën.
https://youtu.be/Bm8rz-llMhE

Duke u bazuar në vokalin e këngëtares shqiptare, Harris e ka përgatitur këngën e re, e cila ngjan me muzikën ‘house’ të viteve të nëntëdhjeta.

Në aspektin muzikor, kënga duket si një progresion natyral i projektit të mëparshëm të Calvin, mirëpo nga aspekti i vokalit, ai ka bërë një ndryshim shumë të madh në përzgjedhje.

“One Kiss” është kënga e dytë e Harrisit këtë vit, pas “Nuh Ready Nuh Ready” të publikuar para dy muajsh me muzikantin kanadez, PartyNextDoor.

Kënga e mëparshme nuk e arriti suksesin e pritur, prandaj ai shpreson që përmes emrit të Duas të kryesojë top-listat dhe të arrijë sukses në platformat e ndryshme të shpërndarjes muzikore.

22-vjeçarja gjatë këtij viti e ka publikuar vetëm këngën “IDGAF” që ka arritur shumë sukses, ndërkohë që hiti i saj “New Rules”, vazhdon të thyejë rekorde. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img