28,03,2024

Ky është apeli i babait të 3 vjeçarit të dhunuar në kopsht

Must Read

“U bëj apel prindërve të kontrollojnë herë pas here kopshtet ku lënë fëmijët. Të mos i çojnë aty dhe të ikin, sepse për një makinë që çojmë në servis shkojmë disa herë dhe kontrollojnë se si po riparohet (që është gjë materiale) dhe jo më për një fëmijë…”.

Ky është mesazhi që jep sot, babai i djalit 3-vjeçar që u rrah barbarisht nga administratorja e kopshtit privat “Diren” në Sauk. Anjeza Shabani është sot prapa hekurave duke u përballur me dy akuza, keqtrajtim t të miturve dhe shpërdorim detyre.

Babai i fëmijës së dhunuar kërkon dënim maksimal për të.

Sakaq ai jep edhe të tjera të dhëna tronditëse.

E para. Babai tregon se ditën kur ka ndodhur ngjarja që u filmua nga STOP (14 Qershor 2016) fëmija ka qarë gjatë ditë pasdites dhe darkës. Madje fëmija është ngritur në mesnatë, duke qarë dhe qëlluar kokën me grushte. Babai e ka filmuar këtë episod tejet të dhimbshëm të fëmijës së tij dhe e ka vendosur në dispozicion të STOP-it.

E dyta. Babai i fëmijës së dhunuar përmend me emra edhe 3-4 fëmijë të tjerë të dhunuar në këtë kopsht nga Shabani dhe një edukatore tjetër e kopshtit “Diren”.

The post Ky është apeli i babait të 3 vjeçarit të dhunuar në kopsht appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img