20,04,2024

Konfirmohet largimi i Kim Mehmetit nga zyra e Top Channel në Shkup

Must Read
Kim Mehmeti

Nga Televizioni kombëtar, Top Channel bëjnë të ditur se tashmë do të ketë vetëm një gazetar dhe operator që do të mbulojë ngjarjet në këtë vend, raporton zhurnal.

“Po kështu, Top Channel, pas largimit të publicistit të njohur dhe drejtorit të zyrës së Shkupit, ka mbyllur edhe këtë zyrë në Maqedoni”.

I njohur gjithashtu për praninë dhe peshën e rëndësishme në Maqedoni, Topi tashmë do të ketë vetëm një gazetar dhe operator që do të mbulojë ngjarjet në këtë vend.

“Fuqia e televizionit shqiptar, deri dje me një ndikim të fortë, do të reduktohet kështu ndjeshëm edhe në Shkup, pikërisht kur aty është drejtuar vëmendja e gjithë BE-së dhe faktorëve të tjerë ndërkombëtarë për shkak të rrezikut të shtuar aty në prag të zgjedhjeve parlamentare.” thuhet nga  televizioni kombëtar, Top Channel.

Ky televizion, ka bërë të ditur se ka mbyllur në tërësi edhe zyrën e vet në Prishtinë e cila nga mesi i muajit qershor do të ndalet së funksionuari. Shkaqet e këtij reduktimi besohet se janë ato financiare.

The post Konfirmohet largimi i Kim Mehmetit nga zyra e Top Channel në Shkup appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img