26,04,2024

Këto janë gabimet e pafalshme të Millosheviqit, sipas Vuçiqit

Must Read

“Njerëzit nuk duhet t’i ekspozohen kësaj gjëje. Nuk duhet të hysh në konflikt pa një qëllim dhe pa një strategji dhe të dalësh i dështuar. E dyta, nuk mund ta fajësoj atë drejtpërdrejt, e as të ndërhyjë në vendimet e gjykatës, por mendoj se është gjithmonë keq kur ndodhin vrasje me motivacione politike”, ka theksuar kryeministri serb.

Sipas tij, Millosheviqi ishte një burrështetas, mirëpo qëllimet e tij – për të mbrojtur popullin serb – ishin më të mira se rezultatet, që ishin të këqija.

Kur intervistuesi pyeti Vuçiqin nëse ai po fajëson “Millosheviqin për shkak se ka humbur luftërat dhe jo pse i ka nisur ato”, ai është përgjigjur:

“Nuk mendoj që ai është fajtori kryesor për luftërat e shkaktuara. Në çdo rast, ka qenë gabim të hysh në luftë. Do të duhej të tregohej më i mençur, sepse po drejtonte shtetin”, ka thënë ai, transmeton KosovaPress.

Vuçiq ka thënë se nuk dëshiron që të gjykojë Millosheviqin, por as që ta lavdëroj më. Sipas tij, historia do të gjykojë çdo gjë./ lajmi.net.

The post Këto janë gabimet e pafalshme të Millosheviqit, sipas Vuçiqit appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img