26,04,2024

Këngëtari i njohur thyen heshtjen për fëmijën jashtëmartesor

Must Read

Coco është fëmija i tretë i Williams Robbie Williams​ ka thyer heshtjen e tij në lidhje me fëmijën e tij të tretë për të cilën nuk kishte dhënë asnjëherë informacione, por megjithatë u pranua nga bashkëshortja e tij Ayda Field që pranoi ta rris atë. Coco është fëmija i tretë i Williams. Këngëtari i “Angels”  i tregoi të përditshmes britanike, tabloidit “The Sun” se është qesharake se si e gjithë familja janë përkushtuar për ta rritur beben. “Eshtë qesharake, sapo bënë ndokush ndonjë gjë dhe zhurmë ne mendojmë për beben dhe themi: ‘shhh beba po fle”, ka thënë ai. Williams, i cili ka edhe dy fëmijë të tjerë me bashkëshorten tha se ata nuk xhelozojnë për fëmijën që babai i tyre ka sjellë në shtëpi, nga një grua tjetër. “Në fakt ata e duan shumë dhe shpesh e ledhatojnë sikur të ishte një arushë e vogël”, ka thënë Williams. Çifti Williams ka shokuar fansat kur ka postuar në Instagram fotografinë e bebes së tretë që ka lindur nga një aferë jashtëmartesore të këngëtarit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img