26,04,2024

KE i zhgënjyer me dështimin e takimit në Vjenë

Must Read
Komisioni Evropian

Sot, liderët politikë të Maqedonisë në Vjenë është paraprarë të takohen me qëllim që të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e krizës politike.

“Ne vazhdimisht përsërisim se mosinplementimi i marrëveshjes së Przhinos do të ketë pasoja të rënda për vendin. Ndiejmë keqardhje të thellë për këtë hap të papjekshëm të Shkupit, të cilat do të çojnë vendin larg nga aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”- tha  Kocijançiq.

Ajo mes tjerash thekson se Komisioni Evropian është i gatshëm për të ndihmuar partitë politike edhe në të ardhmen.

Në vazhdim Kocijançiq shtoi se përgjegjësia për sigurimin e procesit demokratik dhe për të arritur progres euroatlantike mbetet e partive politike.

Partitë politike në Maqedoni duhet të japin rezultate, tha Kocijançiq dhe njoftoi se së shpejti do të ketë një deklaratë me më shumë detaje në lidhje me pozitën e Këshillit Evropian në lidhje me anulimin e takimit të liderëve në Vjenë.

Më parë nga zyra e Komisionit Evropian, për takimin e liderëve  në Vjenë u tha se, takimi  u anulua për shkak se nuk ka pasur kushte për mbajtjen e tyre./lajmi.net

The post KE i zhgënjyer me dështimin e takimit në Vjenë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img