27,04,2024

Ja aktorët turq që përfunduan të dashuruar me partnerët e serialeve (Foto)

Must Read

Serialet turke po tërheqin gjithnjë e më shumë publikun, ato janë të suksesshme falë edhe aktorëve simpatik që marrin pjesë në to.

 

Kështu gjatë xhirimeve të serialeve disa nga aktorët protagonistë të filmave dhe serialeve bëhen miq dhe e ruajnë miqësinë e tyre me vite. Disa të tjerë mund të ndahen pa folur më por ka edhe nga ata të tjerë që dashurinë e tyre në serial e kthejnë në realitet. Njihuni me këto çifte!

Ozge Gurel dhe Serkan Cayoglu u ndanë pa folur me njëri tjetrin pas përfundimit të serialit “Stina e Qershive”. Megjithatë, asnjë nuk përfundoi këtu. Çifti u ritakua pas disa kohësh dhe kuptuan se ndjenin diçka më shumë për njeri-tjetrin. Ajaz dhe Elky, siç njihen nga publiku, nuk e fshehin më dashurinë e tyre. Ata shihen kudo bashkë.

Halit Ergenç, i njohur si “Sulltani i madhërishëm” gjeti paqe vetëm pasi takoi Berguzar Korel në serialin “Binbir Gece”. Ata u dashuruan dhe lidhja e tyre përfundoi me martesë.Halit dhe 30 vjeçarja janë prindër të një djali.

Tuba Buyukustun dhe Onur Saylak u takuan në sheshin e xhirimive të serialit “Gonulcelen” dhe më pas u martuan në Paris në mënyrë të fshehtë. Gjithmonë kanë preferuar ta mbajnë marrëdhënien e tyre larg vëmendjen së mediave. Çifti ka dy binjakë Toprak dhe Maya.

Edhe Gaye Turgut dhe Deniz Evin janë një çifti i cili u prezantua tek xhironin një serial. Ata u takuan në vitin 2011 për të luajtur krah njëri-tjetrit në “Beni Affet”. Pas serialit, ata vendosën ta kurorëzonin marrëdhënien e tyre në një martesë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img