25,04,2024

Institucionet, pa përgjigje për numrin e të zhdukurve në Maqedoni

Must Read

Të paktën deri në këtë momente MPB nuk u përgjigj as me shkrim edhe përkundër që kërkuam që ndonjë person kompetent të na njoftojë të dhënat para kamerës.

Bilancin e parë të viktimave, por vetëm në faqen e tyre të internetit, policia e publikoi dy ditë pas fatkeqësisë, gjegjësisht më 8 gusht.

Aty gjendeshin emrat e gjithsej 21 viktimave, trupat e të cilëve ishin gjetur dhe informacion se deri në atë moment nuk është paraqitur ndonjë si i zhdukur.

Ditën e ardhshme më 9 gusht, drejtori i Drejtorisë për mbrojte dhe shpëtim theksoi se janë 22 viktima, informacion që më pas u konfirmua edhe MPB-ja. Me insistimin e gazetarëve megjithatë Saliu fillimisht tha se nuk ka dëgjuar për viktima tjera, e që më pas të pranojë se ka të zhdukur për të cilët po zhvillohen kërkime.

“Shihni, unë më shumë isha në pjesën e Straçincës, informacione të tilla nuk kam. Stajkovcë, në Çento, sepse kemi katër koordinator, nuk kam informacione të tilla, në këtë moment e di që 22 persona kanë ndërruar jetë, gjegjësisht janë mbytur. Flitet për disa të zhdukur. Nëse… kishte gjatë ditës e djeshme në orët e hershme të mëngjesit kërkim në teren ku mori pjesë Drejtoria e mbrojtjes dhe shpëtimit me helikopterë të MPB-së dhe Ministrisë së mbrojtjes, por numri i viktimave në këtë moment është rreth 22”, tha Shaban Saliu, Drejtor i Drejtorisë për mbrojtje dhe Shpëtim.

Deri në fund të konferencës së shtypit Saliu megjithatë tregoi sa persona janë të zhdukur.

“Flitet për 3-4 të zhdukur, për momentin këtë e kemi si informacion”, u shpreh Shaban Saliu, Drejtor i Drejtorisë për mbrojtje dhe Shpëtim.

Pyetje për numrin e viktimave dhe të zhdukurve në disa raste mori edhe ministri i brendshëm, Mitko Çavkov. Megjithatë në të gjitha përgjigjet apelonte që mos të spekulohet me numrin e viktimave.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm, kemi linjë të hapur për paraqitjen e personave të zhdukur dhe do të përsëris se nuk duhet të spekulohet me numrin e viktimave”, deklaroi Mitko Çavkov, ministër i brendshëm.

Por përveç që nga MPB nuk kemi informacione se sa persona janë në kërkim, nuk morëm gjithashtu informacion për atë se ku kanë qenë në momentin kritik ata që i kanë humbur jetët. A kanë udhëtuar nëpër qarkoren, a i ka zënë vërshimi në shtëpi apo në ndonjë vend tjetër. Mungon transparenca edhe për disa çështje tjera elementare, si për shembull sa personave iu është ofruar ndihma mjekësore dhe sa prej tyre ende janë në spital si pasojë e vërshimeve.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img