08,10,2024

Lubonja: Kemi udhëheqës me individualizëm ekstrem, duhet një lëvizje

Must Read

Prizren, 12 gusht/ Teuta GASHI

Shqipëria ndodhet në një situatë dramatike, vlerëson analisti Fatos Lubonja që thotë se vet personalisht është për një lëvizje që nuk ekziston.

Ai flet edhe për kosovarët, për ikjen e tyre megjithëse nuk kanë okupatorë dhe vlerëson se udhëheqësit shqiptarë janë me individualizëm ekstrem, raporton lajmi.net.

Ai thotë se pushteti në Shqipëri ka kapur gjithçka, dhe se kjo duhet ndryshuar por nuk sheh ndonjë mënyrë se si mund të bëhet. Në fakt, ka një ide, por që pak beson se mund të realizohet.

“Duhet të kemi një ecje në formën e flotës, të gjithë drejt demokracisë. Kjo nuk po ndodh. Kjo më duket si një truk për të kapur drejtësinë nga Ram, e jo pr të ndërmarr reforma në drejtësi nga FBI”tha Lubonja në Prizren, raporton lajmi.net.

“Dua një lëvizje që ndoshta s’e merr pushtetin, por akuzon të dy partitë si kastë, dhe rrezikon edhe pushtetin, si në Greqi, këto dy parti do të korrigjohen, do të bëhen më demokratike, më pak të korruptuara”, tha ai.

Shqipëria tash e 100 vjet nuk e ka ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme, ndërsa demokracia është një proces, thotë Lubonja, dhe vlerëson se në Shqipëri partitë janë të djathta, por sipas tij, më shumë janë oligarke.

“S’ka kulturë të majtë në Shqipëri. Zgjidhja që kanë gjetur shqiptarët është ikja! Problemi më i madh tek u është ky: ikja! Thoshit se e kemi një okupatorë por prapë po ikni”, tha Lubonja.

“Situata mbetet dramatike, e çfarë ndodh?, sjell trauma. Është shumë e vështirë, nuk ndodh dot. Këta tanët, s’munden dot të sjellin risi, ata shkelin rininë, se lejojnë rininë të ecë para, krejt sjellin në fatalitet, vendi bie në humnerë. Trauma është më e mundshmja”, thotë Lubonja.

Ai këto i tha gjatë një bashkëbisedim me publicistin nga Kosova, Veton Surroin në panelin “Before to After” në kuadër të edicionit të XV të DokuFest.

Aty u tha se në periudhat e tranzicionit demokratik në çdo vend, ka shumë pritje dhe energji në fazat e para. Por kur kjo energji zvogëlohet shumë shpejt, kur njerëzit e kuptojnë se pritjet janë shumë të larta për t’u plotësuar. Trashëgimia e regjimeve të vjetra kanë korruptuar shumë segmente të shoqërive në tranzicion: ekonomi, sistemet gjyqësore, qeverisjen lokale, media.

Ata diskutuan se çfarë shkoi keq në tranzicion dhe çfarë do të duhet bërë për të rivendosur demokracinë. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img