25,04,2024

Historia tronditëse e Esmeraldës: Shoqja më trafkoi si prostitutë, më nguli thikën për “klientët”

Must Read

Esmeralda thotë se fillimisht është tentuar të abuzohet seksualisht nga babai i saj, ndërsa kur ishte 16­vjeç mëson për sëmundjen e nënës me kancer dhe nuk i tregon asgjë. Esmeralda thotë se kishte shoqe një vajzë me emrin Anxhela, e cila jetonte në Greqi dhe kur mori vesh që nënën e kishte të sëmurë e fton në Greqi me qëllimin që edhe Esmeralda të kontrollohej mos kishte të njejtën sëmundje. “Anxhela ka pasur një të dashur, ishte tip xheloze dhe inatçie.

Ka qënë shumë shtirëse për çdo gjë. Njohja ime me Anxhelën ka qenë zënie se i dashuri i saj më ka ngacmuar mua. Po pastaj u bëmë shoqe dhe ajo iku në Greqi. Atje pati një abort dhe unë doja ta ndihmoja, plus që më tha se kam frikë se mos ke sëmundje si mamaja jote dhe të vish këtu të kurohesh. Kur ika tek Anxhela e kuptova që rrinte në rrugë. Ajo më thoshte jam e sëmurë me kancer. Shkova aty më morëm pasaportën, kishte edhe një shokun e vet… Më ka rrahur shoku i shokut të Anxhelës. Ke ardhur për punë, iu thashë nuk di gjuhë.

Në atë moshë që isha unë nuk e kuptova që në telefon se për çfarë më kishte ftuar Anxhela”. Momenti më i vështirë për Esmeraldën ka qenë presioni që i bënin tutorët. Megjithatë ajo ka qëndruar në rrugë vetëm një muaj e më pas është kthyer në Pogradec. “Ata më kërcënonin edhe për mamin që mund ti bënin ndonjë gjë. Më bënin presion ndaj mamit, ma përkujtonin të mos shkoja në polici. Rikthehem në Pogradec, po pasaportën ma mbajtën ata, nuk ma dhanë kurrë”. “Për 10 vite Anxhela më kërcënonte, deri në momentin që u takuam në Tiranë më 31 maj”,­ thotë më tej Esmeralda.

Ndërsa shkak për plagosjen e saj dyshohet të jetë bërë lufta për “klientë”. “Nëna ime po i mëson sot të gjitha për herë të parë si me rastin e babait si dhe fakti që kam qenë në Greqi…Anxhela më kapi në rrugën e Elbasanit e dinte ku e pija kafen, vetëm kur më thotë më shikon dhe më thotë ku je zemër? Më ka marrë malli të kam pas shoqen më të mirë, ke qenë e besës edhe pse të kam bërë presione. Pimë kafe më thotë se do ikim tek Qyteti Studenti, aty ndodhet një hotel janë ca shkallë është errësirë, ku nuk kishte dritë ishin dorë për dore me Anxhelën kur po flisja në telefon më ngul thikën”.

 

The post Historia tronditëse e Esmeraldës: Shoqja më trafkoi si prostitutë, më nguli thikën për “klientët” appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img