27,07,2024

Bllokohen 260 kg peshk, transportohej në bagazh autobusi

Must Read

Bëhet e ditur se Drejtoria e AKU-së në Korçë, në bashkëpunim dhe me strukturat e Policisë së Shtetit, Tatimeve dhe të bashkisë së këtij qyteti, ngritën grupet e punës për bllokimin e një sasie peshku, për të cilën ishte marrë informacion se dilte në treg i transportuar në një autobus udhëtarësh, pa asnjë kusht të ruajtjes e transportit të produktit, si dhe pa dokumente shoqëruese.

Në njoftimin për shtyp të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit thuhet: “Nga kontrolli i ushtruar në autobusin e udhëtarëve të linjës Goricë-Korçë, inspektorët e AKU-së gjetën në bagazhin e tij 260 kilogramë peshk, i cili më pas u asgjësua, pasi veç mungesës së kushteve të transportit, ishte pa certifikatë veterinare dhe fatura tatimore”.

Mësohet se më pas, strukturat e AKU-së në bashkëpunim dhe me Bashkinë e Korçës kryen asgjësimin e peshkut, i cili ishte zënë në liqenin e Prespës (Pustecit) dhe do të tregtohej në Korçë.

The post Bllokohen 260 kg peshk, transportohej në bagazh autobusi appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img