27,04,2024

Hapet ekspozita tradicionale “Ditët e Kulturës”

Must Read

Mbrëmë në Galerinë e arteve në Ferizaj u hap ekspozita tradicionale “Ditët e Kulturës”, e cila ka një historik të gjatë të organizmit.
Ekspozita u organizua nga SHAF “Zef Kolombi” dhe Galeria e Arteve – Ferizaj, e përkrahur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Ferizaj.
Në këtë ekspozitë morën pjesë rreth 30 artistë nga Ferizaj me punime në mediume të ndryshme artistike si vizatim, pikturë, skulpturë, Grafikë, Karikaturë, Instalacion, Fotografi etj.


Për organizimin, përmbajtjen, analizimin dhe vlerësimin e veprave artistike fillimisht foli anëtarja e jurisë Laura Siner Brahimi, ndërësa Ndarjen e çmimit dhe hapjen zyrtare të ekspozitës e bëri drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Xhemile Murati – Shabani.


Në këtë ekspozitë u vlerësuan edhe punimet e artistëve për nga përmbajtja e tyre konceptuale dhe artistike nga ana e jurisë në përbërje prej Prof. Burim Ukiçi (kryetar i jurisë), Prof. Zenun Sherifi (anëtar) dhe Laura Brahimi (anëtare), ndërsa si Kurator i ekspozitës ishte Ilmi Sadiku. Në këtë edicion të kësaj ekspozite u nda mirënjohje për artistin Emin Hasani për punën dhe kontributin e dhënë ndër vite në artin pamor në Ferizaj, ndërsa si fitues i Çmimit “Ditët e Kulturës – 2019” juria vendosi që të jetë vepra e artistit Jetullah Sylejmani një vepër e realizuar në mediumin e artit bashkëkohor të instalacionit, përmes të cilës trajton në mënyrë ironike pozitën e njeriut në epokën e dominimit teknologjik ku vihet në pah tjetërsimi dhe makanizimi i të gjitha vlerave humane.

Mbi vlerësimin estetik dhe kritik të ekspozitës si tërësi foli Zyrafete Ramadani – Shala, e cila njëherësh edhe shkroi parathënien e katalogut të kësaj ekspozite.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img