20,04,2024

Han kërkon zgjedhje gjithëpërfshirëse në Maqedoni

Must Read
Hahn

Por kësaj radhe kërkesat e Hanit janë theksuar me një ton paksa më të vrazhdë. Sipas burimeve diplomatike, faktori ndërkombëtar po insiston për një takim të ri, pas dështimit të Vjenës i thirrur nga euro-deputetët Vajgël, Kukan, Houit dhe komisioneri Han.

“Palët të rifillojnë dialog dhe të gjejnë patjetër një zgjidhje kompromisi. Të zbatohen të gjitha reformat, të bëhet pastrimi i listës zgjedhore së bashku me reformimin e sektorit të mediave. Zgjedhjet medoemos të jenë gjithëpërfshirëse”, thuhet të jetë përmbajtja e letrës së faktorit ndërkombëtar të përcjellë përmes ambasadorit të BE-së Aivo Orav.

Partitë politike kanë heshtur për sa i përket përmbajtjes së letrës së komisionerit Han, i cili ka kërkuar zbutje të qëndrimeve dhe kompromis për dalje nga kriza politike. Partitë nuk mohuan pranimin e letrës, edhe pse thonë se ajo është adresuar për partitë që kanë vepruar në kundërshtim me marrëveshjen politike, gjë për të cilën partitë fajësojnë njëra tjetrën.

Nga VMRO-ja thonë se letra i është adresuar LSDM-së, ngase kjo parti nuk ka aspak konsideratë për interesat e Maqedonisë. Por në LSDM thonë se vendimet e pushtetit thelluan krizën. Partitë shqiptare edhe kësaj radhë janë renditur prapa faktorit ndërkombëtar dhe po kërkojnë tejkalim të lehtë të çështjes. Mbetet deri pas festave, partitë të ndërtojnë qëndrim në lidhje me kërkesat e faktorit ndërkombëtar, dhe të vendosin nëse do të ulen në dialog, ose do të vazhdojnë me qëndrimet e betonuara partiake.

The post Han kërkon zgjedhje gjithëpërfshirëse në Maqedoni appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img