25,04,2024

Hajduti i vjedh besimtarit në xhami çantën me 10 mijë euro

Must Read
Ilustrim

Në fakt, kur vjedh në shtëpi dhe njerëzit e familjes, atëherë edhe kultet e fesë duken lehtësisht të shfrytëzueshme. Rasti i fundit ka për personazh një të dënuar disa herë për veprën penale të vjedhjes, por ai mësohet se sa herë del nga burgu e ka të pamundur të mos kthehet atje e sërish për të njëjtën vepër. Kësaj radhe prokuroria ka publikuar aktin e tij të rrallë, i cili e bënë atë të jetë një rast unik në llojin e vet; shkon në xhami dhe i vjedh çantën një besimtari i cili po falej. Në çantë vjedhësi ka përfituar jo pak, por 10 mijë euro, veç se e ka patur të pamundur t’i shpëtojë arrestimit pasi është identifikuar. Prokuroria i ka mbyllur hetimet për të dhe vjedhësi ka dalë para gjykatës, ku kjo e fundit ka dhënë edhe masën e dënimit për të dhe tashmë ai do të vuajë në burg për aktin e çuditshëm.

Hetimet

Quhet Tom Ndoja dhe është i dyshuari për vjedhjen e një shume të konsiderueshme një besimtari në xhami. Gjykata e ka dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg në akuzën e vjedhjes me pasoja të rënda. Nga hetimet ka rezultuar se Ndoja gjatë procesit të faljes në xhami i ka vjedhur një besimtari çantën e dorës, në të cilën ndodheshin 10 mijë euro. Ai ka shfrytëzuar faktin se besimtarët ishin duke kryer ritet fetare dhe ka përfituar nga mirëbesimi ndërmjet tyre, duke vjedhur vlerën e konsiderueshme monetare. Pas vjedhjes, Ndoja është larguar, ndërkohë që është pikasur dhe është kapur disa ditë më pas nga një tjetër besimtar i xhamisë, i cili më pas ka njoftuar policinë për arrestimin. Gjatë hetimit dhe në procesin e gjykimit, i pandehuri ka mbajtur qëndrim të dyshimtë. Ai ka deklaruar se ka pasur si qëllim që të vidhte çantën dhe nuk e ka ditur që brenda saj gjendej edhe shuma e parave. Por kjo nuk ka qenë vepra e parë penale për Ndojën sipas prokurorisë, pasi ai rezulton të ketë i dënuar më parë edhe për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, po ashtu siç edhe rezulton se ka vjedhur shuma të ndryshme parash, përfshirë vlerat monetare të nënës, tezes dhe personave të tjerë familjarë./shekulli

 

 

The post Hajduti i vjedh besimtarit në xhami çantën me 10 mijë euro appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img