Uncategorized

Gulen sfidon Erdoganin: Le t’i hetojë një grup ndërkombëtar akuzat tua, do ta pranoj rezultatin


Publikuar më:


Ai tha se gjithkush që nuk bie dakord me qeverinë e Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi po cilësohet si forcë “paralele”, duket sikur “Erdogani të ketë alergji ndaj kujtdo që nuk i përulet.” Teksa thoshte këto, Gyleni solli në mendje se ka ndodhur edhe më parë që qeveria të ushtrojë trysni mbi Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për të përjashtuar nga ushtria çdo zë të kundërt. “Ka gjasa që kjo të jetë diçka që u duhet për të justifikuar ato që do të bëhen më mbrapa, duke pasur edhe shfajësimin se këtë e “bëri aksh organizatë terroriste.” është edhe kjo mes atyre që thuhen,” – shtoi ai.

Gyleni, duke sjellë në kujtesë deklaratën e Presidentit Erdogan se “grushti i shtetit ka ardhur si një mirësi e Zotit”, ndau shqetësimin për të këtë artikulim të qeverisë. “E thanë vetë: Na u lehtësua puna. Sido që të jetë, tani mund të përjashtojmë kë të duam me lehtësinë më të madhe. Nuk ka nevojë t’i pyesim më, as Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, as komandantët e Forcave të Armatosura,” – tha ai, transmeton tema.

“Presidenti i Republikës, Erdogani, ka kohë që ushqen një urrejtje të pashpjegueshme kundër Lëvizjes “Hizmet”, – vijoi ai. – Më parë, ndodhte që edhe t’i fshihte disa ndjenja. Nuk është e pamundur që ky të ketë qenë një skenar për të legjitimuar gjuetinë e shtrigave që ka kohë që zbatohet kundër pjesëtarëve të Lëvizjes “Hizmet”. Ndoshta kanë marrë tre katër oficerë që ngjajnë si të afërt me ne, i kanë nxitur që ta luajnë skenarin sikur të ishin në xhirimin e një filmi,” – vëren ai. – Nuk ka asnjë shpjegim sado të arsyeshëm për atë që ka ndodhur. Asgjë që bëjnë nuk është e arsyeshme. Ngjan si të jesh në një shfaqje teatrale. Nuk morën askënd. Vetëm sa qëndruan në një vend, shkaktuan nja dy dëme aty-këtu, ndoshta edhe qëlluan ndaj disa njerëzve. Deri më tani kanë ndodhur, 27 maji, 12 marsi, 12 shtatori… Nuk bëhen kështu ndryshimet e mësha. Asnjë revolucion në botë nuk ka ndodhur kështu. Ka shumë mundësi që ky të ketë qenë një skenar.”

Nuk ka kthim pas nga demokracia

Pasi solli ndërmend se si në një shkrim të botuar njëzet vjet më parë ka shprehur mendimin se “nuk ka më kthim pas nga demokracia, sepse republika është një realitet i prej të cilit nuk mund të kthehesh dot më”, ai u shpreh se, edhe atyre ditëve, organet e shtypit që mbështesin sot qeverinë dhe publikojnë vazhdimisht kundër tij e patën kritikuar hapur.

.

Comments
To Top