26,04,2024

Godet administratorin gjatë provimit, arrestohet maturanti

Must Read
Ilustrim

Policia ka arrestuar 18-vjeçarin Floriol Myrta, maturant në gjimnazin e Mamurrasit, pasi është përplasur fizikisht me administratorin e provimit si dhe punonjësit e policisë.

“Me datë 24.06.2016 , nga specialistët e Seksionit për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin , u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : Floriol Myrta , 18 vjeç , banues në Kurbin, maturant në Gjimnazin e Mamurrasit. Arrestimi i tij u krye pasi më datë 24.06.2016 rreth orës 10.00, shtetasi Floriol Myrta, pjesëmarrës në provimin e maturës shtetërore , është konfliktuar me Administratorin e provimit duke ushtruar dhunë fizike ndaj tij” informon policia.

Po sipas njoftimit të policisë, në momentin që kanë ndërhyrë shërbimet e Komisariatit të Policise Kurbin që kanë qenë prezent në këtë shkollë për mbikëqyrjen e mbarëvajtjes së provimit, Myrta ka kundërshtuar fizikisht punonjësit e policisë.

18-vjeçari akuzohet për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ” Goditje për shkak të detyrës”.

Materialet do të referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

The post Godet administratorin gjatë provimit, arrestohet maturanti appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img