26,04,2024

Gjykata merr një vendim për Shukri Xhelilin

Must Read
Shukri Xhelili

Xhelili u arrestua dy netë më parë nën akuzat për korrupsion pasiv, për shpërdorim detyre dhe marrëdhënie seksuale në tentativë duke shpërdoruar detyrën.

Prokurori që ka ngritur akuzë ndaj tij është Klodian Braho, ndërsa Xhelili do të mbrohet nga avokati Ferdinand Doja. Pala mbrojtëse e Xhelilit, e cilësoi arrestimin të padrejtë, ndërsa theksoi se do t’i këshillonte ta çonte çështje në Gjykatën Kushtetuese.

“Do ta këshilloj Xhelilin t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të ankimuar shkarkimin. Do t’i drejtohem Kushtetueses, kur Xhelili të ma kërkojë një gjë të tillë”, u shpreh avokati.

Kryebashkiaku u përfshi në një video-skandal seksual që u publikua në “Ora Neës”. Denoncimi u bë nga Anisa A, e cila filmoi Xhelilin teksa ai i firmoste kontratën e punës në këmbim të një takimi në një hotel në Tiranë.

The post Gjykata merr një vendim për Shukri Xhelilin appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img