12,07,2025

Fundi i qeverisë Rama – Meta?

Must Read

Një frazë lapidare e Fatmir Xhafës gjatë debatit të tij të ashpër me Metën në kryesinë e kuvendit ka shperhur më së miri gjendjen e sotme të aleancës së një prillit. “Ruaj qetësinë megjithëse dashuria ka përfunduar” i është drejtuar ai Metës. Në fakt duket qartë se asgjë nuk i mban më bashkë Ramën dhe Metën.

Në këto orë të ethshme kur po vendoset për fatin e reformës në drejtësi duket sikur dy partitë e majta i ndan gjithçka. LSI renditet pothuajse në çdo rast pas pozicioneve të PD-së. Dhe deklaratat e saj janë gjithnjë e më të forta kundër Ramës. Meta e akuzon për propagandë, Manjani akuzon Xhafën si gënjeshtar, po Manjani afrohet me versionin e Bashës për arsyet se pse u prish në orët e vona kompromisi i së mërkurës.

Të gjitha këto tregojnë se përditë e më shumë po ravijëzohet një koalicion i ri Basha- Meta.

Si do që të shkojë fati i votimit të reformës këto dy parti nuk kanë më as objektiva, as moral, as filing për të qëndruar bashkë.

Tani problemi është nëse prishja mes tyre do të shkaktojë menjëherë zgjedhje të reja. Ose versioni i dytë është që Rama të arrijë të bëjë 71 vota për të mbajtur në këmbë një qeveri të arrnuar, duke u përpjekur të spastrojë administratën nga njerëzit e LSI-së dhe të hapi luftën frontale me ta. Megjithëse dy partitë u futën së bashku në sallën e kuvendit këtë të enjte, duket tani sikur ato janë larg, tejet larg njëra trjetrës.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Ferizaj, 11.07.2025Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img