09,05,2024

Fshatrat të kënaqura me investimet e kryera nga Komuna, propozojnë projekte të reja për vitin 2022

Must Read

Mbrëmë, në kuadër të dëgjimeve publike për hartimin e projekt-buxhetit 2022-2024, në shkollën “Besim Rexhepi” në Komogllavë, u mbajt takimi me banorët e fshatrave Komogllavë, Nikadin dhe Gurëz, gjersa takimi i dytë u mbajt në shkollën “Ramadan Rexhepi” në Sojevë, me banorë dhe përfaqësuesit e fshatrave Sojevë, Dardani, Zllatar, Mirosalë, Bibaj dhe Fshat i Vjetër.

Në këto takime, si rëndom, të drejtuara nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu shoqëruar edhe nga drejtorët e drejtorive komunale, i pari i Ferizajt, Agim Aliu njoftoi për mundësitë buxhetore që ka Komuna e Ferizajt që të përfshijë një numër projektesh në planifikimin për buxhetin e vitit 2022 dhe viteve pasrendëse. Ai tha se janë mbi 10 milionë euro buxhet të investimeve kapitale, të cilat pas konsultimeve publike me qytetarët do të analizohen dhe përfshihen si projekte për vitet pasrendëse.

Banorët e fshatrave të lartcekura, përveç përgëzimeve që shprehën për qeverisjen lokale në lidhje me investimet që janë kryer nga Komuna e Ferizajt për këto fshatra, propozuan edhe projekte të reja, kryesisht të natyrës infrastrukturore por edhe projekte për ngritjen e kapaciteteve arsimore si kërkesat për ndërtimin e kopshteve për fëmijë në disa fshatra, më pas ndërtimi i fushave sportive, rregullimi i ambienteve publike e kërkesa të tjera.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img