18,05,2024

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Must Read

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë

Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën individuale është shpallur më i mirë në garën e peshkimit në turneun memorial “Agim Ramadani” me moton “edhe me sport e kujtojmë Agimin” turne ky i cili u mbajt në liqenin e Livoqit në Gjilan organizuar nga Shoqata e Peshkimit “Cormoran” . Vendi i dytë i takoi peshkatarit Jeton Mulolli dhe vendi i tretë peshkatarit Bahri Begolli përfaqësuesit të ekipit Krapi 2. Në këtë turne morën pjesë 12 ekipe me 36 garues nga e tërë Kosova


Fituesi i këtij turneu Adi Sahiti deklaroi se “gara ishte mjaftë e fortë dhe se fal përkushtimit të këtij sporti u arrit edhe rezultati. Ndihem shumë i lumtur që në këtë garë dola i pari duke e ditur konkurrencën e cila ishte. Po ashtu është nder dhe krenari që të jesh i pari në këtë turne e cila i kushtohet Heroit të Kombit Agim Ramadani”
Në garën ekipore u arritën këto rezultate
Vendi i parë: Ekipi “Krapi 2” nga Prishtina
Vendi i dytë: Ekipi “Cormoran ” nga Gjilani
Vendi i tretë: ekipi “Agora” nga Ferizaj
Në këtë garë ekipi ferizajas “Agora” u përfaqësua nga Aid Sahiti, Naser Bajqinca dhe Bardhyl Lika

Në fund të turneut organizatori ka nderuar më të mirët me mirënjohje medalje e kupa

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img