20,04,2024

Fotoja e kryeministrit Rama që po çmend grekët

Must Read

Rama priti shefin e diplomacisë greke në sallën e hartave në Kryeministri. Në foto duket harta e vjetër e trojeve shqiptare, ndërsa është marrë si një provokim, pasi kufiri tek hartat e vjetra në Kryeministri, përfshin edhe territore greke, njofton tvklan.

“Cili ishte reagimi i ministrit grek? Absolutisht asgjë! E dinte që do të fotografohej? Sigurisht që po!”, shkruan ndër të tjera portali grek ‘Epirus Post’.

“Nuk e dinte z.Kotzias se çfarë harte ishte ajo?Nuk u befasua që rajonet greke janë përfshirë në hartë? Pse nuk reagoi? Përse nuk e pyeti Kryeministrin shqiptar për hartën në vend që të buzëqeshte për fotografinë? Së fundi, a ka politikë të jashtme në këtë vend? A ka diplomaci greke? Populli grek kërkon shpjegime”, shkruan Newsbomb.gr./ lajmi.net

The post Fotoja e kryeministrit Rama që po çmend grekët appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img