24,04,2024

Flet nëna që humbi dy fëmijët e saj në aksidentin e Kavajës (Video)

Must Read
Familja Negollari

Asgjë s’mund ta ngushëllojë nënën e dy fëmijëve të humbur në aksidentin horror në Qerret të Kavajës.

Ajo qëndron në shoqërinë e dy grave të tjera, nënës dhe vjehrrës në shtëpinë dykatëshe në plazhin e Durrësit. Kurse i mbijetuari i aksidentit, 1-vjeçari që ndodhej i lidhur me rripin e sigurimit neë sediljen e parë të makinës, kërkon vazhdimisht vëmendjen e familjarëve.

Silva Negollari është e përhumbur. Në pak fjalët e saj mëson se çdo sekondë të ditës kujton momentin ku sa hap e mbyll sytë humbi dy fëmijët 3 vjeç dhe 5 vjeç.

Thotë se çdo gjë ndodhi befasisht. Ajo thjesht hapi krahun e një tjetri mjeti, por hekurat e anësores, e përfshinë makinën mes për mes.

Udhëtimi që i ndryshoi përgjithmonë jetën familjes Negollari, u bë pas insistimit të fëmijëve.

Dy netë me radhë, dy më të rriturit, duke qarë kishin këmbëngulur që nena e tyre ti çonte në Rrogozhinë. Për ta ishte udhëtimi i fundit.

Kaq mundi të fliste Silva Negollari e cila u ndërpre nga bashkëshorti Sokoli. Ai nuk pranon asnjë kamera. I zhytur në dhimbje, jashtë saj thotë, se çdo fjalë është e tepërt, pasi asgjë s’mund t’ia kthejë me fëmijët.

Ai beson ende se të vegjlit e tij mund të ishin gjallë nëse rruga do të ishte e plotësuar me elementet e sigurisë. Por megjithatë nuk do të merret nëpër dyert e gjyqeve. Nëse ka fajtor le të flasë drejtësia, thotë Sokoli.

Aktualisht për ngjarjen ndodhen në burg tre zyrtare të lartë të ARRSH. Hetimet konkluduan se barrierat anësore që nuk ishin vendosur në rrugë për ti lënë kalimin e lire një subjekti privat, do mund të kishin mbrojtur familjen Negollari.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=w4_Bm_WJvs0?feature=oembed&w=640&h=360]

The post Flet nëna që humbi dy fëmijët e saj në aksidentin e Kavajës (Video) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img