Show Biz

Fifi sqaron të vërtetën e këngës “Marova”


Publikuar më:


Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistik, Fifi, tash e sa kohë përflitet në mediat rozë për një lidhje të mundshme me këngëtarin Flori Mumajesi.

Siç është raportuar deri më tani, dyshja nuk kanë dhënë një konfimim apo përgënjeshtrim të lajmeve në media.

Në ndërkohë, për një nga projektet e fundit të saj “Marova” të gjithë po mendonim se është dedikim gjë që e zbuloi më në fund vet këngëtarja.

Në rubrikën atraktive “Ndaje ose Haje”, Fifi u pyet nëse “Marova” është dedikim për dikë apo jo.

“Është dedikim për dikë, sigurisht”, u shpreh Fifi, ku nuk ka preferuar ta zbulojë me emër, por tregoi se “Xh” është iniciali i emrit.

Me këtë këngë ishte pjesëmarrëse në festivalin muzikor “Kënga Magjike 2019”, nga i cili u rendit në vendin e dytë pas Eneda Tarifës me “Ma zgjat dorën”.

“Marova” ishte një nga projektet më të votuara nga publiku që tashmë ka kaluar shifrën e 4.7 milionë klikimeve në YouTube.

To Top