29,03,2024

Fifi anulon koncertin në Londër, Britania e Madhe nuk i jep vizë

Must Read

Data 8 mars është dita e gruas dhe organizohen shumë ngjarje në shenjë të kësaj dite të shënuar.

Filloreta Raçi është dashur të jetë para fansave në kryeqytetin britanik të Londrës, me rastin Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Por, këngëtarja nuk do të jetë para adhuruesve të saj pasi që zbuluar se i është refuzuar viza prej Britanisë së Madhe.

“Shqiptarët e mi të dashur në Londër. Me keqardhje dua t’ju lajmëroj që me 8 mars nuk do jem në Londër. Fatkeqësisht viza ime është refuzuar dhe unë nuk mund të vij këtë herë. Më vjen keq femra të bukura”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Instagram.

Gjithsesi atje do jenë Sinan Hoxha bashkë me Artjola Toskën, ka treguar më tutje këngëtarja që njihet më mirë si Fifi.

Ditë më parë gjatë një bashkëbisede me fansat kishte pohuar se e përkrah idenë e bashkëpunimit mes saj, Taynës, Melindës si dhe Rina Balajt.

Ndryshe, Fifi është duke punuar në këngë të reja pas sjelljes së hitit me McKreshën, “Psikopatja”, i cili deri më tani është shikuar mbi 18 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img