26,04,2024

Festivali i Teatrove në Ferizaj reagon ashpër për shumën e ndarë nga MKRS

Must Read

“Nuk e di se kush janë ata “profesionist” që i vlerësojnë projektet, por me të vërtetë “ Ju lumtë”, mbani për vete këtë shumë se ndoshta ju kryejnë punë”, shkruan Hyseni.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bazë të thirrjes publike për projektet kulturore-artistike 2017, ka ndarë subvencionet e sivjetshme në fushën e kulturës, dhe për këtë fazë institucionet e kulturës dhe skena e pavarur kulturore do të ndihmohen me rreth 900 mijë euro.

Të menjëhershme janë reagimet e festivaleve të ndryshme që mbahen në Kosovë, duke e shprehur kështu pakënaqësinë me shumën që u është ndarë. Kësisoj para pak minutash ka reaguar edhe drejtori i Teatrit ‘Adriana Abdullahu’ në Ferizaj, Fatmir Hyseni, pasi që, institucioni të cilin ai e drejton për të 47-në herë me radhë mbanë Festivalin e Teatrove në këtë qytet, i cili sivjet nga MKRS, është përkrahur me 3000 euro, shkruan KultPlus.

“Këtë vit, Festivalit të Teatrove në edicionin e 47 në Ferizaj, Festivalit më të vjetër në gjuhën shqipe, MKRS-ja ia ndan 3000€ buxhet. Nuk e di se kush janë ata “profesionist” që i vlerësojnë projektet, por me të vërtetë “ Ju lumtë”, mbani për vete këtë shumë se ndoshta ju kryejnë punë”, shkruan Hyseni, në rrjetin social./KultPlus.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img