Kultura-Arti

“A tough Day in New York”: Ferizajasi realizon film në Amerikë


Publikuar më:


Filmi i shkurtër “A tough Day in New York” (“Një ditë e vështirë në Nju Jork) është film tipik me një temë shqiptaro-amerikane i bërë nga ferizajasi Sabri Pajaziti.
Filmi është histori e një të riu nga Shqipëria, i cili ka lënë familjen në Shqipëri, dhe fshehtas është martuar me një amerikane në Nju Jork.
Pas pesë viteve vëllai i tij Kreshniku vjen për ta marrë, dhe aty fillojnë telashet.
Premiera e filmit ishte më: 19 Shtator 2016; Ora 18:00, Producers Club Theatre në Nju Jork- SHBA.

“Vitin e kaluar kur isha pjesëmarrës në Albanian Film Week me filmin tim “SKENDERI”, mora pjesë në debat që organizonte festivali me filmbërësit. U takova me disa artistë shqiptarë që jetonin në Nju Jork. Pas një bisede të gjatë i’u propozova që ta xhirojmë një film. Fillimisht ishin shumë skeptik, sepse nuk merrej me mend që të xhirohet një film brenda dy ditëve me kushte jashtëzakonisht të vështira dhe me një jetë shumë dinamike në Nju Jork. Megjithatë vendosëm, dhe kishim një përvojë shumë interesante. Tani ky film dhe premiera që u mbajt mbrëmë në Nju Jork, m’i ka hapur dyert për projekte tjera dhe bashkëpunime të reja. “A TOUGH DAY IN NEW YORK” është filmi im i parë i bërë në USA” ka thënë Sabri Pajaziti për FerizajPress.

Filmi zgjatë 17 minuta dhe është xhiruar kryesisht në Nju Jork, në vitin 2015, por edhe disa skena janë xhiruar në Kosovë.

14322392_10154705193861178_2017986786378099950_n
14344784_10209551471317193_2206777555749927728_n 14445930_10209551468077112_6818922387029594178_n 14333054_10209544599465401_622556930115938930_n 14317390_10209544598905387_343613099115101614_n 14316946_10209544602825485_3398146814137159043_n 14358748_1818903088329338_316044276294583664_n
Comments
To Top