26,04,2024

Feja në shkollë: Komunitetet e mirëpresin, ka edhe polemika

Must Read
Shkolla Shqiperi

“Së fundmi hidhet një hap për përfshirjen e një lënde fetare në sistemin arsimor, domosdoshmëri, marrë për bazë edhe situatat e krijuar këto kohë mbi shqetësimet tepër serioze të prodhimit të ekstremizmit të dhunshëm. Por ajo që do ta qartësojë plotësisht, pasi të ulen pjesëmarrës të Komunitetit Mysliman Shqiptar, nga Ministria e Arsimit është bisedimi se cili draft do të përzgjidhet për Shqipërinë”, tha Ylli Gurra, myfti i Tiranës.

Një projekt i tillë është diskutuar dhe konsultuar që prej dy vitesh, por sërish ka paqartësitë e veta.

“Duhet të pranojmë se në sistemin arsimor ka qenë një boshllëk. Mësimi i etikës është shumë i rëndësishëm për sistemin arsimor. Është diskutuar me të gjithë përfaqësuesit e besimeve kryesore fetare këtu në Shqipëri, kemi bërë disa sugjerime. Mësuesit duhet të japin edhe mësime mbi fenë, duhet të jenë shumë të përgatitur”, tha Monsinjor George Frendo, ipeshkv.

Konsultat pritet të vazhdojnë ndërmjet përfaqësuesve të komuniteteve fetare në lidhje me programin mësimor, sesa i thelluar do të jetë informacioni mbi fenë dhe cilët mësues do ta japin këtë lëndë nëpër shkolla.

Por deklarata e kryeministrit dhe mungesa e informacionit mbi këtë projekt ka ndezur polemika në rrjetet sociale, lidhur me laicitetin e shkollës sonë. Pedagogë të Universitetit të Tiranës deklarohen kundër kësaj ideje.

“Ku jemi këtu, në Iran, në Arabinë Saudite apo në Europën mesjetare? Nëse një prind do që fëmija e tij të marrë mësime fetare, e çon në një shkollë të licencuar për këtë punë dhe jo në një shkollë shtetërore. Mos vallë duhet ta mbushim shkollën me ferexhe apo veladone priftërinjsh?”, pyet profesor Artan Trebicka.

Ndërsa të tjerë thonë se, duhet të saktësohet se bëhet fjalë për të mësuar mbi fenë dhe jo fenë, për të mësuar historinë e besimeve fetare. Kjo nismë pritet të zbatohet si projekt pilot, si fillim në një shkollë në zonë urbane dhe një në zonë rurale, për t’u shtrirë më pas në të gjithë vendin. /TopChannel

The post Feja në shkollë: Komunitetet e mirëpresin, ka edhe polemika appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img