04,03,2024

Mjeshtri ferizajas që riparoi mbi 500 mijë palë këpucë

Must Read

shoes2-780x439

Kam 56 vjet që e ushtoj këtë zanat. Tash ka pak punë, jo si përpara, thotë këpucëtari, Qemajl Sojeva

Ai është njëri nga pesë mjeshtrit e riparimit të këpucëve në Ferizaj, që po i reziston vështirësive të kohës dhe metodave moderne të punës.

“Mosha më ka lodhur pak, mirëpo ende kam dëshirë të flaktë ta punoj në këtë zanat. Vetëm këtu e gjej prehjen, qetësinë dhe vullnetin e jetës”, thotë ai për Kosova Sot.

Sojeva shprehet i shqetësuar se zanatet më nuk po i do askush: as të rinjtë, e as institucionet që nuk po tregojnë kujdes që sadopak ta stimulojnë këtë veprimtari. Por, megjithatë është i lumtur që djali i tij, Gentoni, po trashëgon njohuritë që ka mbledhur ndër vite.

“Zanati është shumë i dobishëm për këdo. Duhet mjaft seriozitet e durim, gjë të cilën ia përsëris shpesh djalit tim “, thotë Qemajl Sojeva, i cili nuk e di saktë numrin e këpucëve që ka pasur nëpër dorë, por shprehet i sigurt që ky numër të jetë mbi 500 mijë palë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për falsifikim të parasë në Ferizaj 

Me datën 28.02.2024, rreth orës 23:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në një lokal,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img