25,04,2024

Fahrush Azemi, pos muzikës  edhe  me projekte  për rregullim të fshatit

Must Read

Më në fund në emisionin argëtues “Kojshia Show” takohen kojshit e vërtetë. Në emisionin e fundit të “Kojshia SHow”  nga moderator i emisionit ishte i ftuar këngëtari Fahrush Azemi.

Pos këngëve të interpretuar gjatë emisionit, me moderatorin  u bisedua  tamam si dy kojshi ku përveç pikave humoristike  këngëtari Fahrush Azemi bëri publike edhe planin  për rregullimin e fshatit të tij të lindjes.

“Pos  muzikës  më të cilën jam marrë qysh nga mosha e re me profesion jam arkitekt dhe jam duke punuar në një plan  për rregullimin e fshatit  dhe zbukurimin e hapësirave publike.Besojë që me ndihmën e bashkëfshatarëve dhe diasporës nga ky fshat ky projekt do të realizohet  dhe do të lajm borxhin  që i kemi këtij fshati” tha  Fahrush Azemi.

“Në kohën kur të gjitha aktivitet kulturore  kishin pushuar ,viteve ’90-ta  në Sllatinë aktivizuam shoqërin kulturo artistike “Liria” e cila ngjalli kulturën  dhe angazhoi  të rinjtë e fshatit” tha Azemi

Emisionin  e plotë mundë ta shikoni në videon e “Koshia Show” të RTV21

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga,emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë,Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me kontributin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img