29,03,2024

Europol: 17 të arrestuar në operacionin ndaj trafikantëve shqiptaro-grekë

Must Read
Ilustrim

Rrjeti ka qenë kryesisht i bazuar në Greqi dhe dyshohet të ketë bërë miliona euro pas trafikimit të lëndëve narkotike në një sërë vendesh europiane. Sasi të mëdha hashashi dhe kokaine janë transportuar përmes kompanive të transportit të ngritura në Bullgari dhe Austri, të cilat kanë shërbyer edhe mjete fshehjeje.

Ditën e veprimit, siç shkruhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të “Europol”-it, operacione të gjera policore janë zhvilluar si në Greqi edhe në Belgjikë. Nga kërkimet në shtëpitë e të dyshuarve janë sekuestruar 698 kg kanabis në vendin helen dhe 96,5 kg hashash në Belgjikë. Për pasojë janë arrestuar 15 persona, në Greqi dhe 2 në Belgjikë.

Hetimet janë ende në vazhdim dhe priten të tjera arrestime në ditët në vijim. “Europol” ka mbështetur këto hetime duke ofruar ndihmesë dhe analiza të kundërzbulimit, por edhe duke ofruar mbështetje operacionale.

The post Europol: 17 të arrestuar në operacionin ndaj trafikantëve shqiptaro-grekë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img