20,04,2024

Elita Rudi: Nuk jam në lidhje me Bekim Balaj, ja e vërteta për operacionet plastike (Foto)

Must Read

Ka kohë që mediat në Kosovë dhe Shqipëri flasin për një lidhje mes Elita Rudaj dhe futbollistit Bekim Balaj.

Ndonëse ata shpeshherë kanë dhënë shenja bindëse për këtë lidhje, në një prononcim për gazetën Express, Elita ka mohuar diçka të tillë.

“E di që është folur deri sot për këtë temë mirëpo nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes pasi që të gjitha janë thashetheme dhe gënjeshtra”  ka thënë ajo.

Po ashtu, Elita është komentuar edhe për një fotografi në të cilën shihet me një doktor të kirurgjisë estetike dhe kjo gjë ka bërë të flitet për një mundësi që bukuroshja kosovare të bëj ndërhyrje të tilla.

E për  Gazetën Express, Elita ka nuk e pranoi një gjë të tillë.

“Jo kurrë nuk do të bëja një operacion plastik. Ajo është vetëm një foto” ka theksuar Elita.

Gjithashtu, në foto ajo shihet edhe me disa lojtarë të Kombëtares dhe ka zbuluar se Eros Grezdën e ka kushëri dhe jo vetëm shok.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img