Show Biz

E la Loredana, flet Tomë Gashi


Publikuar më:


Saktësisht dy muaj më parë, Loredana Zefi zbarkoi në Kosovë për të bërë filma. Çuditërisht, pjesë e këtyre filmave u bë edhe avokati i njohur kosovar, Tomë Gashi.

Në një shfaqje aspak serioze dhe goxha tallëse, Loredana bashkë me dy avokatët e saj, Tomë Gashin e Artan Sadikun, si dhe të dashurin në krah, reperin Mozik, tentuan të sqarojnë akuzat që kanë në Zvicër për përfitimin e gati 1 milion eurove.

Por, dy muaj më pas, Loredana Zefi ka vendosur që të largojë dy avokatët e saj kosovarë.

Tash e tutje avokati i Loredanës do të jetë Thomas Fingerhuth. Këtë e ka zgjedhur vetë ajo për shkak se siç ka thënë, dëshironte një avokat që nuk ka shumë afërsi me prokurorin.

Indeksonline e ka pyetur Tomë Gashin se si e vlerëson vendimin e Loredanës për largimin e tij nga cilësia e avokatit.

Vetë Gashi nuk e ka mohuar, as nuk e ka pohuar largimin, por ka tentuar të minimizojë rastin.

“Kemi shumë raste më të rëndësishme të tjera, se sa me u marr me rastin e Loredanës” ka qenë përgjigjë e Tomë Gashit për Indeksonline.

To Top